Berisha: Jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, 10-të fishim në masivitetin e protestave
Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD-së ku do votohet një rezolutë për hapat e mëtejshme pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor të dosjes Partizani. Berisha bëri thirrje për 10 fishim në masivitetin e protestave, pasi vetëm kështu do e shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura.
"Mos harroni, jemi shpresa e fundit e shqiptarëve. Prandaj edhe përgjigjia jonë do jetë 10 fishim në Kuvend, 10 fishim i veprimit tonë me qytetarët, 10 fishim i dialogut tonë me njëri tjetërin. 10 herë më të bashkuar në sheshe. 10 fishim në masivitetin e protestave tona.
10 fishim në qëndrueshmërinë tonë. 10 fishim në përgjigjen tonë. Sepse vetëm kështu ne e nxjerrim shqiptarët nga dëshpërimi. Vetëm kështu kjo qeveri kriminale dhe antishqiptare do përmbyset. Vetëm kështu e shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë", tha Berisha.
