Aksioni i opozitës, Maliqi: S’mund t’i thërrasim njerëzit në shesh për të dëgjuar një veteriner, duhet lëvizje e fortë dhe e qëndrueshme
Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha por të nisur protesta të fuqishme, që sipas tyre do të bëjnë të mundur rrëzimin e mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Maliqi u shpreh se këtë kërkesaë ia ka përsëritur vazhdimisht dy krerëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, por tha ai, nuk mund të thirren njerëzit në protestë për të dëgjuar fjalime dhe për të ikur në shtëpi pastaj.
“S’mund t’i thërrasim njerëzit në shesh për të dëgjuar një veteriner, apo një inxhinier. Duhet lëvizje e fortë dhe e qëndrueshme dhe duhet të tregojmë vendosmëri për të mos u larguar nga sheshi deri në rrëzimin e kësaj qeverie.
Edhe njerëzit në terren këtë më kërkojë, “ku është opozita?”, “çfarë po presim?”, pse nuk dalim në protesta”, mnë thonë ata.
Ndaj them që duhet të nisin sa më parë protesta të forta, në rast të kundërt do lëmë këta që të na vjedhin dhe të mbushin kutitë. Bashkim total i të gjithë popullit jo vetëm demokrat, por çdkujt që është kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi që ka instaluar kjo mazharancë e drejtuar nga Edi Rama”, theksoi ndër të tjera, ish-ligjvënësi demokrat, Lefter Maliqi.
Maliqi e cilësoi procesin hetimor ndaj familjes Berisha si politike, ndërsa tha se SPAK-u është shndërruar në një mashë të pushtetit të Ramës.


