Zbardhen diskutimet në mbledhjen e PD-së, Berisha: Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie
Gazetari Isa Myzyraj ka zbardhur për Ora News disa nga bisedimet në mledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që po zhvillohet me dyer të mbyllura. Berisha është shprehur se protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie.
Berisha: Protesta e deputeteve mund te shkonte deri ne greve urie. Me Ramen zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat per manipulimin e votave. Ne parlament na zhnderroi si njerezit pa asnje rol.
Nuk na lejonte asnje lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s'na i lejonte. Pervec mandateve qe vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvleresoje deputetet.Ne do e vazhdojme betejen ne kuvend
Rames do ti bejme beteje ne cdo skaj te vendit. Do kemi burgosje; sakrifica por s'kemi rruge tjeter veç betejes. Nuk behemi shume pa nisur beteja.
Kemi ndejt 2 muaj 500 vete dikur ne Bulevard. Merita juaj eshte te mendoje per reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam ne Kuvend.
Ta kemi te qarte, nuk ka kthim pas deri ne realizimin e qellimit.
Bujar Leskaj: Te shtohet: ( apel bashkimi) ne rezolute shoqeria civile, intelektualet, ish te pendjekurit
Te shtohet: Goditja ndaj Berishes si ish-Kryeminister dhe President si dhe Jamarber Malltezit si anetare i keshillit Kombetar qe ka qene ze o forte publik duke denoncuar aferat korruptive te Qeverise ti denoncojme si goditje te sigurise juridike ne vend.
Duhet ta kemi si dokument programativ dhe ta depozitojme ne cdo ambasade dhe kancelari nderkombetare.
Paloka: Keshilli Kombetar duhet te jete ne pararoje te aksionit. Ne duhet te jemi ne balle te takimeve. Nuk duhet te kemi iluzion se Rama nuk i ka trembur njerezit me keto akte.
Ndaj duhet te dalim ne,qe te na mbeshtesin qytetaret.
Sic tha Berisha ne kemi bere protesta dhe me pak njerez dikur. 500 veta ishim. Na burgosen, si strategji e tyre per te na trembur. Kemi qene ne situata jo te lehta, por fituam zgjedhjet.
Te dalim ne te paret, t'i japim njerezve shprese dhe guxim.e takojme strukturat sipas degeve ku jemi te caktuar. Aksioni opozitar ka vijuar ne parlament dhe do vijoje.
