“Ngërçi më i madh i reformës në drejtësi” Bregu: Po shpëtoi Berisha, shpëtojnë edhe socialistët  

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Sokol Bregu u shpreh se prokurorët e SPAK-ut nuk ishin të sigurt për akuzën e Berishës.

Bregu: Nuk ishin të bindur qysh kur e ngritën akuzën ndaj Berishës prokurorët. Por kjo nuk do të thotë se dhëndri i tij është i pafajshëm. Kanë kohë që duan ta zënë Berishën, edhe amerikanët duan ta largojnë. Nuk është diçka që është sekret tashmë.

Mendoj se ky është ngërçi më i madh për reformën në drejtësi. Nëse Berisha qesh me SPAK dhe GJKKO dhe ata që kanë bërë me kast këtë gjë, mos kalimin nga kuvendi, e kanë bërë që të shpëtojnë socialistët, po shpëtoi Berisha. Pse do t’i çojë në burg Rama?