Avokatja Hysi: Po shkelet kushtetuta me Berishën, Procedura duhet të kalojë nga Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2023, 21:44
Në “Drejt" nga Luan Rama Ora News, Vasilika Hysi avokate u shpreh se po shkeljet ligji me masat që janë vënë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.
Hysi: Po shkelet kushtetuta dhe ligji. Nuk po mbrojmë Berishën, por Kushtetutën dhe ligjin. E thotë ligji për procedurën e ndjekjes penale. Vazhdon lufta për procedurë për vendimin që u dha sot për Berishës.
Kemi dhënë deklarimet tona në gjykatë dhe kemi filluar procedurën për mbrojtjen. Vazhdon shkelje e procedurës sepse Berisha akoma është i panjoftuar. Procedura duhet të kalojë nga kuvendi, sepse Berisha gëzon imunitet. Ai është një urdhër i paligjshëm.
