Jorgo: Nëpër gjykata kur avokati nuk paraqitet, ligji e lejon që gjyqtari të caktojë një avokat nga shteti

Avokatja, Mirela Jorgo ishte e ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Jorgo u shpreh se nëpër gjykata kur avokati nuk paraqitet, ligji e lejon që gjyqtari të caktojë një avokat nga shteti.

"Nga eksperienca ime si juriste dhe përfaqësimit nëpër gjykata zakonsiht ndodh që nëpër procese gjyqësore avokati i palës që e ka zjgedhur pala nuk paraqitet apo nuk ka një arsye të fortë pse nuk paraqitet ligji e lejon që gjyqtari të caktojë një avokat kryesisht nga shteti.

Problemi që shtrohet është fakti është pse gjërat duhe të shkojnë deri në një lloj acarimi e agravimi të tillë dhe të mos ketë një lloj serioziteti por të ketë një proces me difekte kaq serioze sic është procesi i masave shtrënguese ndaj subjektit që është Berisha për të cilën i gjithë opinioni publik është i interesuar.

Ajo cka pjesa e juristëve që janë ndarë në dy krah është fakti që këto dy masa shtrënguese që janë dhënë ndaj Berishës e kufizojnë lirinë e tij në momentin që ai duhet të paraqitet para gjykatës dhe pjesa që nuk lejohet për të dalë jashtë shtetit", tha ndër të tjera Jorgo.