Pë*dhunimi i 26-vjeçares, Softa: Edhe nëse vajza tërheq padinë, hetimi duhet të vazhdojë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News foli për rastin e përdhunimit të një 26 vjeçare në Vlorë që tronditi opinionin publik. Softa u shpreh se edhe nëse vajza tërheq padinë, hetimi duhet të vazhdojë.

"Së pari edhe nëse tërheq padinë e dëmtuara, ka disa motive për të cilat ky hetim duhet të vazhdojë. Ngjarja është e rëndë pasi ka shokuar mbarë Shqipërinë. Po përsëriten jo rrallë herë dhuna ndaj grave e femrave.

Në këtë rast kemi vepër penale, pasi nuk kemi vetëm përdhunim në grup por kemi edhe formën e mashtrimit kemi formën e përdorimit të lëndëve narkotike të cilat janë vepra penale.

Edhe nëse kemi tërheqjen e akuzës për përdhunim mund të kemi një hetim nëse do jenë përdorur lëndë narkotike. Nëse në trupin e vajzës ka lëndë narkotike dhe këto lëndë kanë shërbyer si moment për të krijuar atë mundësi për përdhunim sigurisht kjo është një vepër penale", tha ndër të tjera Softa.