Çepani: Rasti i 26-vjeçares i përsëritur, këmbanë alarmi për të gjitha institucionet

Juristja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani ishte e ftuar në studion e lajmeve të Ora News ku foli për rastet e dhunës në shoqëri. Çepani u shpreh se rasti i 26 vjeçares fatkeqësisht është i përsëritur dhe se është një këmbanë alarmi për të gjithë institucionet.

"Rasti i 26 vjeçare fatkeqësisht është një rast i përsëritur. Për raste të tilla kemi ngritur zërin shumë shpesh. Duhet të vërë një këmbanë alarmi në të gjithë institucionet. Kemi problematika shumë të rëndësishme e të rrezikshme edhe të elementëve të mbështetur nga pushteti dhe nga paraja. Janë aspekte të cilat duhen luftuar nga të gjitha institucionet.

Është një rast që për herën e disat nuk trondit vetëm familjen, viktimën apo qytetin, por trondit të gjithë shoqërinë. Paranadalimi bëhet duke ndërgjegjësuar shoqërinë dhe duke dënuar të gjitha këto raste në mënyrë që të mos përsëriten", tha ndër të tjera Çepani.