Pronat, Çobani: Pasojat e ligjit 7501 dhe mënyrat si u aplikua ai në praktikë, po i vuajmë edhe sot

Gazetari Genc Çobani në një intervistë në Ora News foli për çështjen e pronave dhe çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës është në burg, ndërsa për ish-kryeministrin është vendosur masa "detyrim paraqitje". Çobani u shpreh se pasojat e ligjit 7501 dhe mënyrat si u aplikua ai në praktikë po i vuajmë edhe sot.

"Nëse do bënim një perifrazim të situatës aktualë në Shqipëri jo vetëm të cështjes Malltezi apo Berisha, quajeni si të doni, por për cdo lloj cështjeje tjetër duke filluar deri tek ato sherret e vogla që shpesh herë bëhen objekt gjyqesh, të gjitha rrugët të çojnë tek 7501 pra tek ky ligj.

Që në fillim kemi qenë zëri kritik i këtij problemi. Mënyra se si u bë kjo shpërndarje e pronave një lloj trajtimi ishte e gabuar. Pasojat po i vuajmë sot. Pasojat e këtij ligji dhe mënyrat si u aplikua ai në praktikë do ti vuajnë shqiptarët shumë më vonë dhe për një kohë shumë më të gjatë. Dhe sic e shikoni, edhe sot janë këto që po vuajmë.

Kemi denatyrim të pronës, kemi denatyrim të parimit të pronës, kemi denatyrim të konceptit të pronës, kemi denatyrim të zgjidhjes së cështjes së pronës. Edhe PD në ato vite ka rënë në kurthin e së majtës, me ato parime që toka i takon atij që e punon", tha ndër të tjera Çobani.