Avokatët e Berishës braktisën seancën, gjykata i cakton një avokat shteti për ta mbrojtur, të pranishëm edhe Kraja e Mellonai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2023, 16:53
Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e Sali Berishës kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila po vijon, me një avokat të caktuar nga shteti.
Ndërkohë atij i janë caktuar avokat nga shteti, Artan Simonin, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha.
Ndërkohë, gjykata e Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

Artan Simoni
