Avokatët e Berishës braktisin seancën, Gjokutaj: Gjykata po përdor instrumente për të mos na njohur me aktet
Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e Sali Berishës kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila po vijon, me një avokat të caktuar nga shteti.
"Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar.
Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje.
Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën.
Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve).Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet.
Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë (i përgjigjet avokati pyetjes së gazetares).Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan", tha Gjokutaj.
