Reshje të dendura shiu në Laç, përmbyten rrugët kryesore të qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2023, 18:18
Reshje të dendura shiu janë regjistruar gjatë gjithë ditës së sotme në Laç.
Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut këtë pasdite ka bërë që rrugët kryesore të qytetit të Laçit të përmbyten.
Përroi që përshkon qendrën e qytetit doli nga shtrati, por pa shkaktuar dëme në biznese apo banesa.
