Flutura Açka: Askush nuk mund të flasë në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, i paautorizuar prej tij

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar për zhvillimet e fundit sa i përket drejtësisë dhe politikës, ku temën kryesore e ka marrë çështja e privatizimit të ish kompleksit Partizani, ku për Sali Berishën është vendosur masa detyrim paraqitje. Açka në reagimin e saj në rrjetet sociale shprehet se askush nuk mund të flasë në emër të Grupit Parlamentar të PD-së i paautorizuar prej tij.

Reagimi i plotë:

Për veten flas nē emrin tim

Interesimit të shumë gazetarëve mbi zhvilimet e fundit mes drejtësisë dhe politikës, i kam mbetur larg, si një detyrim i çdo politikani para drejtësisë. Të gjthë bashkë, deputetë të Parlamentit shqiptar, é kemi mbështetur, votuar dhe garantuar drejtësinë dhe kemi bërë thirrje për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Kushdo prej nesh, si qytetarë të lirë, jemi fajtorë ditën që shpallemi fajtorë, por si politikanë kemi detyrimin të jemi transparentë para ligjit. Ndaj një nga projektet tona politike, është vettingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit të tyre, duke nisur nga secili prej nesh.

Askush nuk mund të flasë nē emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i paautorizuar prej tij, dhe si pjesë é tij, askush nuk mund të flasë edhe në emrin tim.

Unë përsëris thirrjen time të qartë publike ndaj drejtësisë shqiptare dhe veçmas SPAK, se sa kohë z/kryemjnistri fluturon dhe nuk përballet me drejtësinë dhe sa kohë nuk ka hapur ende dosjen e çështjes McConigal, çdo aksion i saj në të majtë dhe të djathtë të politikës, është në thjerëzën e dyshmit.

Për çfarëdo arsye, është é trishtueshme për çdo demokrat, për historinë tridhjetëvjeçare të tyre, sot demokratët të jenë lajm i keq, aq më shumë drejtuesi i tyre historik. Uroj që drejtë dua të jetë é drejtë me këdo, dhe shpresoj që asnjë prej këtyre ngjarjeve të lidhem me raportin é Partisë Demokratike me partnerët e saj, dhe të Shqipërisë, ShBA dhe BË.