Lihet në burg Jamarbër Malltezi, nuk ndryshon masa e sigurisë edhe për Fatmir Bektashin

Është lënë në fuqi masa arrest me burg për Jamarvër Malltezin lidhur me çështjen e kompleksit Partizani.

“Nuk e dija që armiku isha unë. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Inventarizimi është firmosur nga kryebashkiaku i kohës Edi Rama, kryeministri aktual." - tha Malltezi në seancë. 

Po ashtu është lënë në fuqi edhe masa detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për ndërtuesin Fatmir Bektashi.  

Në gjykatë vetë Jamarbër Malltezi i kundërshtoi akuzat. Një gjë të tillë e bëri edhe biznesmeni Bektashi.

Ndërkohë, avokatët e tyre kanë pretenduar se nuk ka vepër penale, ndërsa Malltezi ka kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit. Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Lihet në burg Jamarbër Malltezi, nuk ndryshon masa e sigurisë

Lihet në burg Jamarbër Malltezi, nuk ndryshon masa e sigurisë