I sekuestruan vilën, efektivët largohen “duarbosh” nga banesa e Malltezit në Gjirin e Lalëzit

Janë larguar nga vila në Gjirin e Lalzit të Jamarbër Malltezit, pronë e cila tashmë është e sekuestruar nga GJKKO.

Mesa duket ata janë larguar duarbosh nga godina, pasi përpos sekuestros, nuk duket se kanë gjetur prova të tjera për Malltezin, teksa e kanë në dorëzim vilën. 

Në këtë vilë është shfaqur herë pas here edhe Sali Berisha ku kalonte fundjavat dhe bënte ecje buzë detit. Në total janë 16 pasuri të paluajtshme që i janë sekuestruar Malltezit.

Gjithashtu 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lekë) si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të tij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” ShPK (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

I sekuestruan vilën, efektivët largohen “duarbosh” nga