“Berisha nuk ka marrë njoftim për vendimin”, avokati i Berishës: Ky është proces i parregullt ligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 14:12
Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore.
Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim ai nuk është pjesë e procesit.
“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.
