Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Një 51 vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëoi". 51 vjeçari ishte dënuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve". 

Njoftimi i policisë Elbasan:

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin U. P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.