VIDEO/ Me bluza të bardha, studentët e mjekësisë vazhdojnë protestën, bllokojnë rrugën e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 17:55
Studentët e mjekësisë siç edhe e kishin paralajmëruar u janë rikthyer protestave, këtë të hënë.
Përmes një njoftimi, ata kishin njoftuar protestën e ditës së sotme në orën 17:00.
Studentët kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësi, të cilën siç shihet dhe nga videot, e kanë bllokuar tërësisht këtë aks.
Studentët kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Ata kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.
