"Foltorja në terr", Spiropali: Zunë karriget, si dëshmi e dëshirës për pushtet pa votë

"Foltorja në terr", Spiropali: Zunë karriget, si dëshmi

Elisa Spiropali ka reaguar për bllokimin e seancën në kuvend nga deputetët e opozitës. Spiropali në reagimin e saj në Facebook shkruan se deputetët e opozitës zunë karriget në tryezën e qeverisë si dëshmi e dëshirës për pushtet pa votë.

Postimi i Spiropalit:

FOLTORJA NË TERR

Pasi iu sulën me revan e yrysh, me kazma e qysqi shtëpisë së tyre, sot aradha e mbetur e opozitës pa kokë, tentoi pushtimin e sallës së Kuvendit, asaj që duhej të ishte shtëpia e popullit.

Zunë karriget në tryezën e qeverisë, si dëshmi e dëshirës së papërmbajtur për pushtet pa votë, dhe folën nga errësira me fjalë të zeza.

Për çudi ekstremet puqen: si Biri ashtu dhe Ati. Dje, mbas çdo humbjeje, Luli thoshte: Beteja sapo ka filluar.
Sot Saliu, i humbur pa filluar ende, thotë: tani nisi qëndresa!
Aferim e Selam në udhën e qorrollepsjes në terr!