E rëndë në Tiranë/ Gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin brenda në banesë, shoqërohet në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 12:31
Një konflikt mes një çifti është regjistruar ditën e sotme në Kombinat. Mësohet se një grua ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, Erald Tosku. Ky i fundit është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autorja është shoqëruar pranë komisariatit nr.6 në Tiranë. Ende nuk dihen motivet e sherrit mes tyre teksa priten të zbardhen detaje të reja.
