Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, dy të vdekur dhe 3 të plagosur. Ja dyshimet e para të policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tunelin e Kalimashit.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për 2 autobotë që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Deri më tani mendohet se kanë mbetur të vdekur 2 persona nga përplasja.

Kjo ka bërë që të bllokohet edhe njëra prej lëvizjeve të tunelit duke krijuar rradhë dhe vështirësi në qarkullim.

Njoftimi i Policisë Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.