Eksperti i IT-së tregon nga kush u vodhën të dhënat e TIMS. Progni: Muça dhe Beqiraj, pjesë grupit të strukturuar kriminal në Polici

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me kallëzimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria i ka kërkuar AMP të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret.

Pikërisht kjo çështje ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku eksperti i IT-së Gent Progni theksoi se në Policinë e Shtetit ka një grup të strukturat kriminal që drejtohet nga drejtori i ri IT-së Ervin Muça dhe Ermal Beqiraj.

Gent Progni: Ervin Muça kur ka qenë drejtor tek Tatimet, vartësja e dënuar tashmë për skandalin e rrjedhjes së të dhënave, në dëshminë e parë ka thënë që ka marrë urdhër nga Muça. Dhe kjo ka ndodhur edhe në Kadastër, ku ka një histori me transport të dhënash dhe kjo histori ka vazhduar në çdo pozicion ku ka punuar. Dhe fakti që e kanë çuar aty, do të thotë se aty është një grup i struktura kriminal. Dhe kjo na vërtetohet që nga data e nxjerrjes së të dhënave të patronazhimit. Është po i njëjti grup, Ervin Muça, Ermal Beqiraj. Ky i fundit është personazh edhe më iu hershëm pasi është parë edhe videoja e famshme te serveri i Tatimeve bashkë me Spartak Brahon. Pra, është po i njëjti grup i strukturuar.

Këtu ka një nonsens logjik të çmendur: Duke qenë se tek patronazhimi na dalin të dhënat; ndodh aktivisti, dalin të dhënat, ndodhin pagat, dalin të dhënat; tatimet, pagat, targat, edhe bankat dhe lihen në heshtje. Dhe kur këto ngjarje lihen në heshtje arrijmë deri këtu ku merr guximin një drejtues i lartë i Policisë të quajturit në media të të tjerëve si injorantë e ku di unë. AMP-ja denoncimin e ka bërë me 6 gusht ndërsa e publikuar njoftimin me datë 16. Mbi serverin e eksportit është një kamera që është në punë gjatë gjithë kohës dhe ka filmuar çdo gjë. Karta që është përdorur për të bërë transportin e të dhënave ka qenë e një punonjëseje që ka qenë me pushimet verore atë ditë.

Dhe autogoli që ka bërë Ervin Muça është që për fatin e mirë kemi dy mbrojtje në këtë çështje: janë kamerat e sigurisë që tregojnë që punonjësit e kompanisë “Horizont” që ndërhyjnë aty, që është një kompani që ka fituar miliona euro tendera nga AKSHI. E dyta është drejtori i IT-së të QKB-së që ndërhyn aty dhe sjell një çantë aty brenda dhe është një tjetër personazh në vjedhjen e të dhënave tona. Janë këta njerëz që kanë vjedhur të dhënat e 4.6 milionë shqiptarëve, por për fatin tonë të mirë janë publikuar vetëm 1 milionë të dhëna.