Tronditet Korça, plagosen dy persona në pazarin e qytetit, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Korçë.

Një grua ka mbetur e plagosur pasi u godit me mjete të forta në zonën e njohur si pazari i Korçës.

Po ashtu, i plagosur lehtë ka mbetur dhe një shtetas tjetër i cili ishte i pranishëm në vendngjarje dhe ndërhyri për t’ia hequr nga dora autorit armën e ftohtë që mbante në duar.

Ndërsa nuk dihet ende shkaku i këtij konflikti mësohet se autori i plagosjes është shoqëruar në policinë ku po merret në pyetje.

Ndërsa i plagosuri po dërgohet në spital, por është e paqartë gjendjae tij shëndetësore.