“Shqipëria kundër shpopullimit” – Shoqëria Civile nis nga Lushnja fushatën e sensibilizimit për mosbraktisjen e vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2023, 10:57
Shoqëria civile nis lëvizjen e saj sensibilizuese në të gjithë Shqipërinë për ndalimin e fenomenit të braktisjes së vendit.
Aktivisti Aulon Kalaja njofton se pasditen e së enjtes nisma do të nisë nga Lushnja, kur qytetarët do të njihen me projektin “Shqipëria kundër shpopullimit”.
Njoftimi i Aulon Kalasë
Sot, nisim disa tryeza diskutimi me temë:
“Shqipëria kundër shpopullimit”.
Të parën tryezë, e kemi sot në Lushnje, ora 18:00, tek “Eldon Park”.
Çdo javë do kemi një tryezë të tillë. Diskutime me qytetarët, nëpër qytete të Shqipërisë.


