“Pse heshtni” Sazan Guri: E tha edhe presidenti Macron, shqiptarët e kanë themeluar Evropën

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambientalisti Sazan Guri shkruan se Euroja na ka dhënë Tapinë e Ballkanit.

Ai shton se vetë presidenti i Francës e tha gjatë vizitës së tij në Tiranë se shqiptarët e kanë themeluar Evropën.

Guri: O politikan, o ju shqiptarë, o ju Akademik, o ju qytetarë, o ju profesorë, o ju student, o ju fshatarë.......o ju të gjithë.... Europa po na jep Tapinë e Ballkanit, por dikush apo shumëkush nga ne të shitur e të blerë këtë nuk duan, ose duan që ta lënë këtë vend pa rrënjë dhe të mjerë, ndaj po e shpopullojnë, duke na mbushur mendjen se ky quhet emigrim.

Kur do të bindeni për atë çka thotë vetë Shkenca, e tha zvicerani 6 muaj më parë për Linin, e tha gjermani 3 muaj më parë për gjuhën dhe tani po e thotë beu i madh i Evropës, Macroni dora vetë.....  O Zot! Si ka mundësi që heshtin pronarët për pronën e tyre? Macron!

...Ju shqiptarët keni qenë këtu që në fillim, ju e keni themeluar Europën. Dhe të mençmit tanë heshtin për këtë Tapi. Televizionet duhet të shpërthenin! Konferencat duhet të ishin anembanë dhe të lebetisnin e të çirreshin për këtë superlajm që shqiptarët janë autoktonë që prej 8500 vjetësh.  Pse nuk i themi Serbisë që këto Troje janë tonat që prej 8500 vjetësh, kur ajo dhe të tjerët nuk ishin as në farën e njerëzimit?