Demokratët “shpërthejnë” ndaj socialistëve në Komision: Po ju përballim me korrupsionin tuaj, ndaj s’mund të ketë normalitet

Deputetët e Partisë Demokratike, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kanë braktisur mbledhjen.

Shkak është bërë  përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi  i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Deputetët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar e si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

"Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korrupsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale".