Dhunuan një 79-vjeçar në Lezhë në tentativë për të grabitur një banesë, policia shoqëron 8 persona
Tetë persona janë shoqëruar në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë të Lezhës.
Sipas policisë, mësohet se shtetasi Nikoll Buja, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.
“Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin Nikoll Buja, janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, 79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.
Policia shoqëron 8 persona në lidhje me tentativën për të vjedhur në banesën e një 79-vjeçari në Torovicë.
Shtetasi Nikoll Buja, 79 vjeç, banues në Torovicë, ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, kishin hyrë në banesën e tij në Torovicë për të vjedhur.
Autorët e dyshuar, sapo kanë konstatuar pronarin e banesës shtetasin Nikoll Buja, janë larguar menjëherë nga banesa, pa marrë asnjë send a vlerë monetare dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 79-vjeçarit.
79-vjeçari, pas largimit të autorëve nga banesa e tij, ka qëlluar me armë gjahu çifte në ajër për të njoftuar komshinjtë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
