“Po të isha unë gjykatës” Bregu: S’ka gjykatës që e ekstradon Ahmetajn pas deklaratës së Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 22:34
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Sokol Bregu u shpreh se Arben Ahmetaj e tërhoqi Ramën me një deklaratë.
Bregu: Arben Ahmetaj e tërhoqi Ramën me një deklaratë në fakt. Brenda ditës Rama e dha një deklaratë në orën 1 dhe pastaj dha edhe një në orën 4. Nuk ka asnjë gjykatë në botë që një kryeministër të bëjë një deklaratë dhe më pas të të japë mundësinë për ekstradim, nuk ka.
E heqim historinë se çfarë është Ahmetaj në konceptin tonë. Prezumimin e pafajësisë e ka çdokush. Asnjë shtet si Korea e Veriut nuk do ta ekstradonte me këto deklarata të Ramës që thotë se e dinte se ku do të shkonte po të ishte gjykatës.
