VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Fier, ku mbetën të plagosur 3 adoleshentë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Adë në Fier.

Një motor me drejtues një shtetas 17-vjeçar është përplasur me një makinë me drejtues një 18-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit dhe i makinës si dhe pasagjeri i motorit, 14 vjeç janë dërguar në spital.

Njoftimi i Policisë Fier - Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.