Riciklo kreativ në TEG, 18 vepra të përzgjedhura në konkurs
Në TEG është zgjedhur një mënyrë e veçantë për të ndërgjegjësuar mbrojtjen e natyrës. 18 vepra të përzgjedhura në konkurs janë ekzpozuar për të gjithë vizitorët ne qendër me temën e riciklimit.
Me mbështetjen e TEG dhe fondacionit mane u zhvillua konkursi “Riciklo – Kreativ 2023” me studentë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
Ndriçuesit për ambiente publike urbane janë tërësisht materiale të ricikluara.
Drejtoresha e marketingut të Acrem Joana Korini vlerësoi kreativitetin e konkurentëve dhe impaktin e tyre.
"Mendjet e mëdha na tregojnë sesi e zakonshmja mund të kthehet në të jashtëzakonshme. Është imagjinata juaj që është një dëshmi e madhe e vlerave tuaja por njëkohësisht na tregon rendësinë e riciklimit", tha Korini.
Dekani i fakultetit të arkitekturës e konsideroi këtë formë të rëndësisë së veçantë për ardhmen.
"Ne kemi filluar me studentët të gjenerojmë këtë koncept që ato të shofin në të ardhmen se si këto materiale mund të kthehen përsëri në shtëpitë tona në formë tjetër", tha Dekani.
Cmimin e parë e fituan 3 studente të Tetovës. Në një rrënjë të ndarë në botë, e megjithatë ndricojnë të gjithë së bashku, ishte ideja që i shtyu për këto vepra.
