Dita Botërore e Ushqimit, Denaj thirrje konsumatorëve të zgjedhin prodhimet shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 19:48
Në Ditën Botërore të Ushqimit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve të zgjedhin prodhimet shqiptare.
Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945).
Kjo ditë organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikëbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqënien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.
Çdo vit, tema është e ndryshme, por gjithnjë ka për qëllim të sensibilizojë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit mes fëmijëve dhe grupeve vulnerabël.
