Xhelili: Të mos fokusohemi te spektakli, Samiti i Berlinit është një vlerësim për Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 21:58
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, deputeti i PS-së Alban Xhelili u shpreh se ardhja e Samitit të Berlinit në vendon tonë është një gjë shumë e mirë.
Xhelili: Të gjithë u fokusuan tek spektakli. Nuk ka gjë të mirë pa qenë e bukur diçka. Një gjë e bukur ka tendencën që të jetë edhe e mirë. Nuk ka pse fokusohemi vetëm tek spektakli, pasi ka brumë nga pas dhe që i shërben vendin tonë dhe më gjerë.
Ne vijmë pas një presidence të sigurisë dhe vlerësimeve që na janë bërë. Nuk do t’ia etiketoja Ramës, por kombit Shqipërisë. Ka një tendencë nga disa grupe të caktuara që të bëjmë oponencë për një gjë që nuk duhet bërë.
