Samiti i Berlinit, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2023, 18:31
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale është nënshkruar këtë të hënë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.
Në këtë marrëveshje shtohen tanimë disa profesione të tjera, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore.
Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
