Mbi 150 vite burg për 16 të arrestuarit e dosjes “Shpirti”, GJKKO jep vendimin

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes "Shpirti" të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkartuar me 100 vite.

Burgimet: 

Aleks Memaj - 15/10 vjet

Saimir Kurti - 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj - 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12/8 vjet

Toni Kushi - 12/8 vjet

Mariglen Çaçi - 12/8 vjet

Aleksandër Neço - 12/8 vjet

Çezar Xhomemo - 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi - 12/8 vjet

Malton Lleshi - 12/8 vjet

Luan Zylyftari - I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari - 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari - 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari - 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba - 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj - 3/2 vjet

Operacioni "Shqpirti" u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditen disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin.

Mes të arrestuarve kishte punonjës policue dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. "Shpirti" erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar "Shefi" dhe "Kulmi" të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.