Në mbrëmje shtim vranësirash - Parashikimi i motit, e diel, 15 tetor 2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 08:21
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe dhe në mbrëmje shtim vranësirash deri në të dendura.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.