Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, takon Presidentin Begaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2023, 09:38
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Presidenti Bajram Begaj do të presë sot rreth orës 15:30 Presidenten e KE-së
Begaj dhe Von der Leyen do të zhvillojnë takimin në ambientet e Presidencës.
Në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet nesër në Tiranë do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
