Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset emigranti 17-vjeçar nga Afganistani
Një i ri 17-vjeçar, emigrant nga afgani ka mbetur i plagosur në Malësi të Madhe.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bajzës, dyshohet pas një konflikti të çastit.
Policia është në vendngjarje dhe po merr në pyetje 3 personat e tjerë që ishin me 17 vjeçarin
Njoftimi i policisë Shkodër:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
