Droga në parcelat me misër, burg për një prej të arrestuarve, lirohen 2 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 12:09
Gjykata e Vlorës ka caktuar këtë të shtunë masat e sigurisë për tre shtetasit e ndaluar pas operacioni te kryer në fshatin Bishan të Vlorës ku u sekuestruan 4930 bimë kanabis, 198 kg në proces tharje dhe dy armë automatike dhe një armë gjahu.
Gjykata ka vendosur masën e sigurise “Arrest ne burg “ për shtetasin Skënder Llanaj, ndërsa ka vendosur detyrim paraqitje për djalin e tij Danielo Llanaj.
Ndërsa për shtetasin Durim Murataj ka vendosur lirimin e menjëhershëm. Te tre shtetasit u ndaluan dy ditë më parë pas nje aksioni nga policia e Vlorës, Fierit dhe FNSH në fshatin Bishan.
Për këtë ngjarje ne procedim penal jane edhe kryeplaku i fshatit dhe tre efektivë të policisë.

