Tetori rozë, beteja me kancerin e gjirit, mjekët: Mosha mbi 50 vjeç më e rrezikuara
Kontrolloni rregullisht shëndetin tuaj, është ky mesazhi i mjekëve në kuadër të tetorit Rozë. Duke bërë thirrje për ndërgjegjësimin për kancerin dhe parandalimin e tij mjekja onkologe Amanda Zeko thotë se moshat më të riskuara janë ato mbi 50 vjeç, por nga prekja e kësaj sëmundje nuk përjashtohen as meshkujt.
Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit.
Mjeket apelojnë që të kryhen kontrolle vazhdimisht.
“Sot edhe falë zhvillimeve kemi mundësinë që të zbulojmë edh tipin e kancerit. Flasim për një tipologji të pacientit me kancer gjiri.”
Mjekja onkologe në njësinë e kimioterapisë, Amanda Zeko, thekson se moshat më të rrezikuara janë ato mbi 50 vjeç.
“Ka një rritje graduale me moshën, më të prekur janë ata 50-69 vjeç.”
Por, kanceri i gjirit nuk njeh jo vetëm moshë, por as gjini, edhe meshkujt janë të prekur.
“Kanceri i gjirit nuk është ekzistent. Në një 833 mund të zhvillojnë kancer gjiri.”
Statistikat e vitit 2022 tregojnë 710 raste të reja të kancerit të gjirit ndaj dhe mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe monitorimit të kujdesshëm të shëndetit në mënyrë që rastet të tilla të zbulohen në kohë.
