EMRI/ Hajdut me çakmak, dështon tentativa për grabitjen e dyqanit të celularëve, arrestohet i riu në Tiranë

Pas tentativës së dështuar së një shtetasi për të grabitur dyqanin telefonik “One” në Kombinat, një tjetër rast është regjistruar këtë të premte.

Pika e dyqanit “One” në rrugën "Irfan Tomini" ka rënë pre e nje grabitjeje.

Sipas burimeve të sigurta një person i identifikuar si Asim Gezdari është futur brënda dyqanit dhe ka nxjerrë një pistoletë çakmak duke kërcënuar shitësen me qëllim marrjen e parave.

Sapo personi në fjalë iu ka drejtuar pistoletën çakmak shitëset kanë ndezur alarmin e dyqanit, dhe në këtë çast autori u largua.

Për arrestimin e tij është vënë në lëvizje edhe forcat “Shqiponja” të DVP Tiranë, të cilët e kanë arrestuar Gezdarin. Atij iu gjet edhe pistoleta çakmak.

I riu u shoqërua nga efektivët e “Shqiponjave”, në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ku do të merret në pyetje