Balla: 8 punonjës policie të proceduar, vijon vetëpastrimi intensiv
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një reagim në rrjete sociale e cilëson procesin e vetëpastrimit të organizatës së Policisë së Shtetit, si mjaft të rëndësishëm në ngritjen e nivelit.
Sipas tij, në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar, në kuadër dhe procesit të vetëpastrimit.
“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, theksoi Balla.
