EURO 2024/ Spanja i shtyn kualifikimin Skocisë, Polonia fiton dhe ngjitet e dyta pas Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 23:53
Spanja ka mposhtur 2-0 Skocinë dhe i hap betejën për kreun e Grupit A. Me këtë humbje skocezët duhet të presin ende për të siguruar biletën europiane.
Norvegjia arriti një fitore të thellë në Qipro dhe shpreson ende. Vinçenco Montela ka debutuar me një fitore të madhe në krye të pankinës së Turqisë, duke mundur Kroacinë me rezultat 1-0 në transfertë. Me këtë trepikësh turqit kryesojnë grupin G me 13 pikë.
Polonia fitoi 2-0 në Ishujt Faroe dhe duke përfituar nga humbja e Çekisë në Shqipëri, polakët janë ngjitur në vendin e dytë pas kuqezinjve. Më në fund kanë bindur edhe “dardanët”, ku Kosova ka fituar 3-0 në Andorrë. Ndërsa Bjellorusia dhe Rumania e mbyllën sfidën pa gola.


