VAR-i “ia prishi” festën, Muja: Keqardhje për golin e anuluar, por kjo fitore na kënaq të gjithëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 23:51
Arbnor Muja, sulmuesi i Shqipërisë shprehu keqardhje për golin e anuluar, në fitoren 3-0 ndaj Çekisë.
“I lumtur për fitoren se vuajtëm shumë, goli do të ishte qershia mbi tortë, por prapë jam i lumtur.
Ka qenë një fantastik për mua duke luajtur edhe në Champion League, për kombëtaren falenderoj stafin dhe grupin se ndjehem si në shtëpi dhe prandaj përformoj mirë. Jemi një grup i vërtetë dhe kam liri të shprehem.
Kur u anulua goli shkova te arbitrit dhe pyeta edhe stolin nëse ishte offside, u ndjva pak i zhgënjyer por fituam 3-0 dhe pak rëndësi ka”, tha ai.



