Gjekmarkaj: Qeveria e Ramës e ka ulur lobimin për njohjen e Kosovës
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj u shpreh sot në parlament se qeveria e Shqipërisë në dekadën e fundit që në pushtet është Edi Rama e ka ulur intensitetin e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kishte një pyetje direkte për Edi Ramën, sa njohje i ka siguruar Kosovës në 10 vite. Kërkoi unifikim dhe jo ndasi.
“Vëllau më i vjetër (i drejtohet Ramës) me dialekt tjetër sa njohje i ke siguruar Kosovës në 10 vite pushtet. Duhet ti qëndrojmë gjakut, gjuhës dhe aktualitetit; një komb një qëndrim. Unifikimi i qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës është mesazhi më i mirë që i japim të gjithë botës.
Nëse Kosova thotë se veriun e kontrollojmë ne, ne duhet ta mbështesim. Nëse Kosova thotë se nuk na nevojitet një konferencë ndërkombëtare por njohje të reja, por këtë duhet ta themi edhe ne. Shqipëria e ka ulur intensitetin lobues për njohjet e reja” tha ai.
Fjalimi i plotë:
Duke degjuar fjalimin dallge dallge te Kryeministrit i cili ndeshej ne brigjet e dashurise ne nje ane dhe te padurimit nga tjetra kuptova qe e paska marre malli per Kuvendin por aq sa e zgjati i ka hak dhe 6 muaj pushim. Meqenese ai foli per vellezer i duhet kujtuar kur njeri eshte ne beteje tjetri i rri ne krah nuk e leçit, perflet apo qorton! Dhe nese perfirazojme Kadarene tek Çeshtje te marrezise dhe "vllau me i vjeter me dialekt tjeter" 10 vite ne pushtet sa njohje i ka siguruar Kosoves?
Menjëherë pas aktit terrorist të 24 Shtatorit, e gjithë klasa politike në Kosovë, u bë bashkë . Ata ndertuan një qëndrim të unifikuar për situatën më 28 Shtator.
Veprimi i duhur dhe i vetmi i pranueshem perballë një agresioni aq sa ç'qe mot intuita per ti ikur "Ballkanit te hapur" si mbyllje per Kosoven.
Menjëherë pas kësaj ngjarje me efekte të shumta, Grupi ynë Parlamentar i PD -së propozoi miratimin e të njëjtit qëndrim edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kosova ka mbi 100 vite që ndeshet me Serbinë ndaj edhe per 100 të tjera ne duhet ti besojmë reagimit, gjykimit dhe instikteve të saj për të. Hetimet më sakta per aktin terrorist i kreu vetë Serbia duke mbajtur zi e jaz për kriminelet duke i trajtuar ata si heronj. Pas kesaj çdo thirrje per hetime nderkombetare të çon drejt çertifikimit të autoresisë.
Të nderuar kolegë!
Të gjithë bashkë duhet ti qëndronim objektivit që na imponon historia, rrënjet , gjaku e gjuha, të qënit shqiptar , aktualiteti dhe e ardhmja me moton që nuk lejon asnjë ekuivok “Një komb, një qëndrim”. Kujtimi i mijera deshmorve nga Pjeter Bogdani e Isa Buletini, Shaban Polluzha e Adem Jashari a logjistika e kombit Fehmi Agani, Lufta e Uçk dhe vizionet gandiste të Prijesit Ibrahim Rugova po kaq janë thirrje perbashkuese.
Në sfidat e medha që po perfshihet Bota e djshme siç e quan Cvajgu çdo mendjelehtesi apo filiz perçarje mund të kthehet në faj tragjik , pa e kuptuar edhe në tradheti.
Unifikimi i qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës ishte mesazhi më i mirë që ne i jepnim të gjithë botës, por vecanërisht shqiptarëve në Kosovë.
Ndersa tulatjet e ndasitë , folklori e abuzimi, pasiguria dhe vonesa më i keqi i mundshem.
Shqiperia në preambul të Kushtetutes e specifikon mardhënjen e saj me Kosoven ndaj të ciles nuk mund të jetë kurrë neutrale, indiferente , e hatermbetur, narciziste , egoiste dhe inatçore. Para se shkruhej në librin themelor të shtetit ajo pulson në qënien e çdo shqiptari.
Unë shpreh keqardhjen që Grupi Parlamentar i PS, bëri një propozim i cili zbuste qëndrimin e Republikës së Kosovës në pritje iluzionesh. Por nuk me mungon aspak deshira per ti pergezuar që u terhoqen nga pozitat fillestare.
Ne humbëm 2 javë që të bindim kolegët tanë socialist që i vetmi standart i yni duhet të ishte ai i unifikimit me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës.
Nese Kosova thote që Veriun e kontrollojme ne se është toka jonë ne vetem duhet ta mbeshtesim! Ne nuk jemi keshillatare të KFOR-it që ti themi shperndaj forcat ne nje suke a lendine ne prrua apo lugine.
Nese Kosova thote që nuk na nevojitet konference nderkombetare por njohje të reja këtë duhet të themi e të bejme dhe ne.
Personalisht me ngjan se Shqiperia e ka ulur intensitetin e saj lobues per njohje të reja të Kosoves.
Ministria e puneve të jashtme në menyre ciklike duhet ti raportojë ketij Parlamenti punen qe kryen në këtë drejtim.
Fatmirësisht, në fund kolegët socialist kuptuan se një qëndrim i Shqipërisë i ndryshëm nga ai i Kosovës, ishte në dëm të interesit kombëtar, ishte në dëm të shqiptarëve, ishte në dëm të Kosovës. Qendrimi ndryshe na nxirrte faqe diplomacise kudo si aventurire si varrmihes të interesave kombetare, si haxhi qamiliste pa ndjenjen e atdheut.
Sot ne mbështesim pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, duke siguruar unifikimin e qëndrimit mes dy parlamenteve tona.
Në këtë mënyrë, Kosova më 29 Shtator dhe Shqipëria sot, dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023.
Sebashku ne kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me vetveten, me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës.
Duke pranuar sot Rezolutën e Parlamentit të Kosovës ne bashkërisht ofrojmë mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vlerësojmë punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, institucioneve kushtetutese të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë EULEX dhe KFOR.
Në këto sfida Kosova dhe Shqipera , faktori shqiptar ne Ballkan nuk janë vetem, ato kanë miqesine e SHBA dhe vendeve perendimore të cilen duhet ta ushqejne çdo dite me mirnjohje, pa hile e rrahagjoksje si nevojë per tu ngjare duke shmangur çdo konfrontim mazokist.
Ne bëhemi kështu, ashtu sic na takon, Parlamenti i parë pas atij të Kosovës që konstatojmë nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.
Unë dua të përgëzoj propozuesit e Rezolutës dhe Komisionin për Politikë e Jashtme, që u ngritën mbi interesin e politikës së ditës dhe bënë të mundur që ne sot të unifikojmë qëndrimin tonë plotësisht me atë të Kosovës.
Ne shpresojmë në këtë mënyrë të nderpresim qëndrimet e kritikueshme të Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë bashkë i kërkojmë atij të heq dorë nga pozicionet personale dhe emocionale në raport me Kosovën. Ai duhet të ndjekë rrugën e Parlamentit, per të unifikuar menjëherë qëndrimin e tij me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës.
Cdo qëndrim i ndryshëm është i dëmshëm, është qëndrim personal i tij , dhe pas miratimit të kësaj Rezolute nga ana jonë, çdo devijim prej saj nuk përfaqëson më qëndrimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri i Shqiperisë per asnje motiv nuk mundet dhe nuk duhet të jetë në konflikt permanent me Kryeministrin e Kosoves , nuk mund ti bëjë luftë atij kaçube në kaçube e zyre me zyre sigurisht edhe zoti Kurti duhet ta mbaje vetevendosjen brenda politikes se Kosoves.
Dy kryeministrat duhet të kenë fatin dhe "denimin" të jenë koinfidencial e strategjik me njeri tjetrin, komunikimi mes tyre nuk duhet te jete ne rrjete sociale, plot kunja e gare batutash. Liderit shqiptare nuk duhet te sillen gjithmone siç i deshiron armiku.
Një e tille dobesi shnderrohet ne peshqesh per Serbine.
Ne flasim shpesh per bashkëpunimin me
Kosoven po cfare na pengon ta kemi ate kudo ne arsim kulture, ekonomi, infrastrukture e te tjera?
Ne disa aspekte e kemi me poshte se ne vitin 1982.
Por nje gje mund ta pohojme qytetaret e zakonshem te te dy vendve te ndihmuar nga arteria me integruese qe eshte rruga e kombit i kane tejkaluar institucionet dhe politiken. Ata i kane tejkaluar humoret tona.
Kjo jep shprese qe njerzit vete te rithemelojne politiken dhe institucionet në perkim te sintonise kombetare. "Kur ka ra kushtrimi në Kosove" , e propozuar nga Presiidenti Rugova si Himn i Kosoves na kujton
"Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë,
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë". I perjetshem kujtimi i deshmorit Agim Bunjaku.
