Rama “kritika” Kurtit: Vuçiçin e kam takuar dhe do ta takoj, nuk i largon serbët se i themi ne
Nga kuvendi i shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se presidentin e Serbisë nuk e ka zgjedhur ai dhe as nuk e kanë zgjedhur shqiptarët.
Prandaj shtoi ai presidentin serb e ka takuar dhe do e takoj sa herë ta shohë të nevojshme sepse kështu i shërben interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama: Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po t’i drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj sa herë ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB.
