Rama: Sulmi në Banjskë i nguli thonjtë në fyt dialogut, zija kombëtare në Beograd, hije e së shkuarës
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se agresion serb i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës.
Kryeministri Rama shtoi se shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita.
Rama: Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.
Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb. Ndërsa shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita. Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Serbinë.
