Rama: Moslinjëzimi ne politikën e jashtme të BE-së nuk është fjalë goje, por akt politik

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Banjska ishte ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë serbi qysh pas vitit 1999.

Rama shtoi se moslinjëzimi ne politikën e jashtme të BE nuk është fjalë goje për një vend kandidat që synon anëtarësimin në BE dhe që përgatite të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet pikërisht me politiken e jashtme.

Rama: Ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë serbi qysh pas vitit 1999. Ende më keq, ngjarja kriminale ishte pasur nga një kat i papranueshëm zyrtar. Shpallje zie në Beograd. Prandaj ua bëmë të qartë miqve se për tu linjëzuar me atë deklaratë që ishte krejt normale nëse agresioni s’do kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE, ku do dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë organizatorët e zisë kombëtare në Beograd dhe të kërkohej fillimi i menjëhershëm i një hetimi ndërkombëtar.

Na shpjeguan që kohën dhe procedurat e BE nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë, sipas nesh e domosdoshme në të njëjtën kohë me të parën. Dua ta bëj të qartë se moslinjëzim ne politikën e jashtme të be nuk është fjalë goje për një vend kandidat që synon anëtarësimin në BE dhe që përgatite të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet pikërisht me politiken e jashtme. Nuk është as një akt heroizmi, por ia mbetet një akt politike, kundërshtie në dokumentet tona me Brukselin.