Bojkotohet fjalimi i Ramës në Kuvend, Berisha dhe disa deputetë dalin nga salla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2023, 11:57
Teksa prej më shumë se 45 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, disa prej deputetëve të opozitës braktisën sallën.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, të cilët janë larguar nga Kuvendi, duke mos ndjekur fjalën e Ramës.
Sot në Kuvend po mbahet seanca e posaçme për Kosovën, ku pritet që të votohet edhe rezoluta e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës që dënon sulmin në veri të Kosovës.