Rama: Veriu si rrjetë e çarë ku futen armë e kontrabandë, Kosova nuk ka forcë ta kontrollojë dot
Nga kuvendi kryeministri Rama tha se kërkesa e tij e përsëritur për NATO-n është që KFOR të marrë në kontroll veriun, ku kufirin është katandisur në një rrjetë të çarë, nga ky hyjnë armatime, drogë e dreqi me të birin.
Ai shtoi se këtë gjënë për KFOR e thonë dhe udhëheqës të lartë dhe se Kosova nuk ka forca të mjaftueshme për të vijuar kontrollet.
Rama: Tregoj nga ana ime se si e humbi mundësinë Yasser Arafat për të arritur marrëveshjen. Clinton tregoi; Yasser Arafat mori në telefon dhe më tha që marrëveshja është më e mira, por nuk e firmos dot. I thashë se kjo mundësi ishte shumë e mirë. Por përgjigja e tij ishte; e di, por nuk e firmos dot. Dhe ja, tha presidenti Clinton që kanë kaluar 23 vite nga ai moment historik dhe Palestina është shumë larg asaj marrëveshje. Punët shkuan keq e më keq punët e Palestinës, edhe nga mungesa e kurajës së udhëheqësit të saj për të finalizuar paqen. Ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzim ekstrem. Shqiptarëve që besojnë te Allahu, i sugjeroj që të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin dhe të dënojnë agresionin e terroristëve të Hamasit.
Kërkesa ime e përsëritur për NATO-n është që KFOR të marrë në kontroll veriun, ku kufirin është katandisur në një rrjetë të çarë, nga ky hyjnë armatime, drogë e dreqi me të birin. Këtë gjënë për KFOR e thonë dhe udhëheqës të lartë. Kosova nuk ka forca të mjaftueshme për të vijuar kontrollet. Këto janë pyetje retorike, nuk kam shpresë se këto do të ma lehtësojnë akuzën. Ku një lapsus i Financial Times, sikur e kishte shtyrë djalli, kishte harruar fjalën veri para fjalës Kosovë, që u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën e gazetarin. ‘No-man’s land’- ‘tokë e askujt’- ashtu e cilësoj veriun e Kosovës, pasi nuk ka asnjë mundësi të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nesër. U nxor nga konteksti nga sazexhinjtë në Prishtinë dhe Shqipëri.
