“Asociacioni jo Kalë Troje” Rama: Të behët, qasja e gabuar e Prishtinës i ka lejuar lirshmëri Serbisë
Nga kuvendi kryeministri Edi Rama tha se Asociacioni mistifikohet përditë si kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë do të kthehet menjëherë një litar në këmbët e Beogradit.
Rama shtoi se një asociacion komunash i kyçur Brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të ishte i zhveshur nga çdo potencial për destabilizim të Kosovës.
Rama: Asociacioni mistifikohet përditë si kali i rilindur i Trojës që aleatët strategjikë po duan ta fusin me hile në Prishtinë do të kthehet menjëherë një litar në këmbët e Beogradit. Nëse asociacioni bëhet si duhet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë, Serbia nuk do të lëvizë aq lirshëm sa ka lëvizur mes Brukselit dhe SHBA duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut dhe duke nënvizuar në çdo rast si viktimë refuzimin me një çmim komplet të paarsyeshëm të një asociacioni komunash i cili i kyçur Brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të ishte i zhveshur nga çdo potencial për destabilizim të Kosovës.